Published On: 15 Nëntor, 2016

Shqipëria, në listën e vendeve që nuk plotësojnëtyrimin financiar ndaj NATO-s

Donald Trump deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen amerikane me trupa dhe para në NATO me plotësimin e detyrimit për shpenzimin e 2 përqind të GDP-së për ushtrinë nga gjithë vendet anëtare të aleancës.

Në fakt, numri i vendeve që nuk plotësojnë këtë detyrim është i lartë dhe mes tyre gjendet edhe Shqipëria. Në listë ndodhen edhe vende si Gjermania, Franca, Spanja apo Italia.Shqipëria shpenzon 1.2 përqind të GDP-së për ushtrinë, po aq sa Kroacia, Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Sllovakia.Në të vërtetë, numri i vendeve europiane që plotësojnë këtë detyrim mund të numërohet me gishtat e njërës dorë.

Greqia prin në këtë fushë duke shpenzuar 2.4 përqind të GDP-së, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara që shpenzojnë 3.6 përqind të GDP-së në fushën e mbrojtjes. Pas Greqisë dhe SHBA, vendet që plotësojnë detyrimin janë Britania e Madhe me 2.2 përqind, Estonia me 2.2 përqind dhe Polonia me 2 përqind.

Ndërkohë, Franca shpenzon 1.8 përqind, Turqia  1.6 përqind, nga 1.5 përqind shpenzojnë Norvegjia, Lituania, Rumania dhe Letonia. Bullgaria dhe Portugalia shpenzojnë nga 1.4 përqind.Italia shpenzon 1.1 përqind në këtë sektor, ndërsa vendet që shpenzojnë 1 përqind ose më pak se ky nivel janë Çekia, Hungaria, Kanadaja, Sllovenia, Spanja dhe Belgjika. Lista mbyllet me Luksemburgun që shpenzon vetëm 0.4 përqind të GDP-së për ushtrinë./Top Channel/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...