Published On: 26 Gusht, 2017

Shplarja e gjakut në fytyrat e “komandantëve” të “UÇK-së”!

  • SHIK-asit brenda LDK-së, shtojnë presionin për prishje me “Vetëvendosje”. Pikërisht, tani shpërfaqën dallimet e LDK-së me Vetëvendosjen: politike, ideologjike, konceptuale, programore, e pse jo, …
  • LDK KA 1.820 ARSYE PËR MOSVOTIM TË KRIMIT

  • IDRIZ ZEQIRAJ

Bilal Sherifi i Nismës, i përfoluri i SHIK-ut, agjiton në favor të krimit dhe të kriminelëve: “LDK-ja dhe partnerët e saj nuk kanë arsye të mos e votojnë Veselin për kryetar të Kuvendit”!

LDK-së i janë ekzekutuar ushtarakët luftëbërës, veprimtarët dhe bashkëpunëtorët e Ibrahim Rugovës, me shifrën nominative, emërore 1.820 vetë. Projektuesit, listuesit, urdhërdhënësit, sekserët, ekzekutorët, kanë qenë ose janë bërë pjesë e Organizatës kriminale terroriste SHIK, me kryetar Kadri Veselin.

Zgjedhja e Hashimit president dhe e Kadrisë kryeparlamentar, ka qenë një veprim kriminal i Isa Mustafës me klanin e tij dhe assesi vullnet dhe miratim i LDK-së, përkatësisht, i strukturave të saj vendimmarrëse dhe i anëtarësisë të saj. Rrjedhimisht, viktimat e SHIK-ut u rivranë, për pazarët e pista të Isës, me rrethin vicioz, të ngushtë të tij.

Behxhet Pacolli, me porosi të PAN-it, nxiton për rehabilitimin e kriminelëve dhe vazhdimin e krimit në Kosovë. Dy Pacollët dhe Agim Mitrovica, ngulmojnë për ta fundosur Kosovën. Dy nënkryetarët tjerë, Korab Sejdiu dhe Albena Reshitaj, me gjithë zikzaket e tyre, kundërshtojnë dinjitetshëm, sepse nuk duan ta rrënojnë perspektivën e tyre politike.

Fundja, bërthama e AKR-së është LDK-ja e Gollapit, që, gjithësesi, ndjen dhimbje për viktimat e SHIK-ut, dikur bashkëpartiakë në LDK-në e Presidentit Rugova.

Qeveria  gjithëpërfshirëse e Pacollit, nuk është altërnativë e vetme, për dalje nga kriza artificiale, ku e ka futur PAN-i me Hashimin Kosovën. Sepse nuk ka shtet-ndërtim me kriminelët në kupolë të shtetit dhe të pushtetit.

Pacolli, djallëzisht, apelon tek LDK-ja dhe “Vetëvendosje”, “që të gjejnë zgjidhje”, duke amnistuar PAN-in, i cili i dështoi të 6 (gjashtë) seancat konstituive të Kuvendit!

Pacolli anashkalon, turpshëm, veprën kriminale të PAN-it, të shantazhimit, kërcënimit dhe deri ke blerja e deputetetëve. “Unë dhe AKR-ja duam zgjidhje urgjente, ngase jemi në interesin e qytetarit dhe Kosovës”, – çirret Pacolli, sikur të jetë “me bythë në prush”! Në fakt, ai flet në emër të tij, për t’i amnistuar krimet serike e numerike 20 vjeçare të SHIK-ut. Ideja e Pacollit, është porosi e SHIK-ut.

“Bajram Rexhepi ishte njeri i besës”, – tha Isa. Dhe, kjo selame ishte për Pacollin, aktualisht, pothuajse, besëthyer. Pasuria mbetet, por çfarë merr me vete njeriu, nëse fytyrën jo?! Bajram Rexhepi u konfliktua me partinë e tij kriminale. “Nuk kam ma karamele për Bajramin”, zgërdhihej Kadrija. Bajram Rexhepi u amshua dinjitetshëm. Pengu i tij, për nusrimin e Vanesës së tij, përloti shqiptarët e kudondodhur.

Pacolli, i suksesshëm në bisnise, (çdo respekt), deshtak, makiavelist e kozmopolit në politikë, e quan në interes të Kosovës votimin e kriminelëve! Që është krejt i gabuar Pacolli, po japim një fakt të freskët diplomatik: Tellalli i krimit, Enver Hoxhaj, ka porositur diplomatët e Kosovës, të agjitojnë kudo në botë, për shplarjen e gjakut në fytyrat e “komandantëve” të “UÇK-së”.

E zellshmja partiake e PAN-it, nën petkun e diplomatës, Vlora Çitaku, në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, në OKB-e, për Kosovën, tha se “jemi krenarë me liderët tanë, që kanë bërë luftën dhe paqen”, duke përmendur edhe ndoca emra syrësh, fort të lakuar për krime të faktuara kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Salla qeshi me ilaritet, në shenjë habie e bllofi të “diplomatës” tonë.

Reagimi i shefave nga Qendrat e Vendosjes, ishte i menjëhershëm dhe shumë i ashpër: “Nuk është korrekte dhe as në përputhje me realitetin, ato që dëgjuam nga ambasadorja Çitaku. Ne vëzhgojmë në vend dhe shohim projektin e dështuar të udhëheqjes të Kosovës”. Kjo dëshmohet edhe nga diplomatja tjetër, Teuta Sahatçija, e cila e quan Mbledhjen e radhës të KS për Kosovën: “Seancë koti për një Mision koti!”

Ndërkohë mediat e Kosovës ia futën kot, “Roma për Toma”, në një kor me SHIK-un, dizinformuan opinionin se Vlora Çitaku, me goditjen boksore, “nuk ia ka lënë asnjë dhemb në gojë”, ministrit të jashtëm serb, Daçiq!

SHIK-asit brenda LDK-së, shtojnë presionin për prishje me “Vetëvendosje”. Pikërisht, tani shpërfaqën dallimet e LDK-së me Vetëvendosjen: politike, ideologjike, konceptuale, programore, e pse jo, me nder, edhe pordhore! Të gjitha këto janë broçkulla, në raport me stopimin e krimit të partive-banda, PDK-së dhe AAK-së. Rrejnë fort ata që mendojnë se e duan Kosovën më shumë se “Vetëvendosje”.

Zëdhënësi i LAA-së, Avdullah Hoti, thotë: “Ka shumë çështje për t”u zgjdhur deri te koalicioni me “Vetëvendosje!” Prit, zotëri Hoti, t’i zgjidhish çështjet me “Vetëvendosjen”, deri sa t”i bëjnë kokërrat Kadrija me Ramushin!

Avdullah Hoti nuk duhet të viktimizohet për argatët e SHIK-ut brenda LDK-së. Duhet t’i lërë ata që të zbulohen, ta heqin maskën, si “Kolonë e Pestë”, brenda LDK-së të sotme.

Përkufizimet e Vetëvendosjes, për liderët aktual, janë adekuate, të faktuara. Çdo zbutje tërminologjike, do të ishte një falsifikim i dukshëm dhe përpjekje për t’i amnistuar ata, që, për dekada radhazi, kanë gjakosur e zhvatur Kosovën dhe tellallët e SHIK-ut, në agjitim për mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve. Nuk është asfarë blasfemie thënia e së vërtetës edhe nga ata që pretendojnë për kupolë drejtuese, në rastin konkret “Vetëvendosje”.

LDK-ja është e pykyar nga SHIK-u dhe këtë e tha, më në fund, Albin Kurti. Këtë e dinë edhe anëtarësia e LDK-së. Prandaj, kërkon reforma, kërkon zgjedhje dhe zgjidhje. Ka kërkuar zgjedhje para 11 qershorit, kërkon edhe para 22 tetorit, sepse nuk shkohet në zgjedhje, për të fituar në katër komunat minore!

Pra, është mendimi masiv e unik i anëtarësisë të LDK-së, se çështja parësore e madhore, është lirimi nga SHIK-u i strukturave vendimmarrëse të partisë, LDK-së.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...