Published On: 4 Gusht, 2017

Shpjegimi i PDK-së për bllokimin e zgjedhjes së seancës

  • Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu e pranishme në ndërtesën e Kuvendit, por jo në sallë ku po zhvillohet seanca konstituive, ajo ka zbuluar qëndrimin e PDK’së, duke thënë se janë të vendosur se do të marrin pjesë në seancë vetëm atëherë kur të ketë frymë institucionale

“Ne jemi të vendosur që ta vazhdojmë seancën konstituive atëherë kur të mbërrihet një frymë institucionale”, ka thënë Deliu.

“Jam këtu për të shpalosur qëndrimin e fundit të PDK-së lidhur me seancën e sotme. PDK e ka dëshmuar gjithmonë që është parti institucionale dhe e përgjegjshme, prandaj PDK do të japë maksimumin e saj për të ndërtuar sa më shpejt institucionet dhe për të kthyer vendin në normalitet.

Janë të tjerë ata të cilët për interesa partiake kanë bllokuar institucionet në vitin 2014. Po ashtu qytetarët e dinë mirë kush janë ata të cilët jo vetëm kanë bllokuar institucionet, por edhe i kanë sulmuar ato me gaz dhe zollë. Ne na vjen keq që kryesuesi është instrumentalizuar nga partia e tij. Ne do të marrim pjesë në seancën konstituive pasi që të arrihet një konsensus mes partive politike”, ka thënë Deliu.

Në orën 10:00, PDK ka mbajtur një mbledhje të partisë, në të cilën gjithashtu u tha se u diskutua edhe për zgjedhjet lokale.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...