Published On: 23 Tetor, 2016
Bota |

Shpëtohen 2.400 emigrantë në Mesdhe, nxjerrën 14 trupa të pajetë

Ekipet e shpëtimit i kanë shpëtuar dje 2.400 emigrantë në Detin Mesdhe, njofton roja bregdetare italiane.

Sipas saj, trupat e 14 emigrantëve të tjerë janë nxjerrë nga uji në dy ditët e fundit, transmeton Express.

Emigrantët ndodheshin në anije prej gome dhe në anije të tjera të vogla, sipas saj.

Vetëm dje, 20 operacione janë kryer në Detin Mesdhe, ku u përfshinë edhe anija e marinës irlandeze dhe anije nga grupet humanitare.

Më shumë se 3.100 emigrantë janë zhdukur apo kanë vdekur në tentim për ta kaluar Mesdheun në rrugë për në Evropë nga Afrika veriore, vlerëson Organizata Ndërkombëtare për Emigrantë./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...