Published On: 20 Tetor, 2016

Shpetim Bulliqi deputetë nga pozita dhe opozita do të dalim me qëndrim të përbashkët për demarkacionin

Profesori i gjeografisë dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shepjtim Bulliqi, thotë se heshtja e Qeverisë karshi çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi tregon se edhe ata e kanë kuptuar që versioni i kësaj marrëveshjeje, si i tillë është në dëm të vendit.

Bulliqi, duke e komentuar për Gazeten “Blic” heshtjen e Qeverisë karshi Demarkacionit, theksoi se të gjithë qytetarët e vendit tashmë e kanë kuptuar që versioni i marrëveshjes në fjalë ka qenë i gabuar.

“Po më thotë mendja që kjo çështje është ekzagjeruar më shumë seç duhet në media, sepse edhe ata të nivelit më të ulët kanë arritë me marrë mesazhin se kjo marrëveshje është bërë keq, por zhvillimet politike që ndodhen në vend dhe në Mal të Zi, kanë bërë që kjo çështje me u heshtë, në atë kuptimin që mos të krijohet ndonjë situatë e pakëndshme”, tha ai.

Deputeti nga radhët e LDK-së, vlerësoi për “Gazeta Blic” se kanë nisur të lindin ide të reja nga ana e parlamentarëve në lidhje me çështjen e Demarkimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, pritet që pozita dhe opozita të dalin me një deklaratë të përbashkët lidhur me këtë çështje për rinegocimin e saj.

“Është e rëndësishme që kohëve të fundit kanë filluar të lindin ide që me dalë nga kjo situatë.  Unë së bashku me një grup të parlamentarëve para disa ditëve ishim në Bruksel, aty patëm rastin që të diskutojmë për demarkacionin dhe si duket nga ata parlamentarë kanë lindur disa ide të reja që me një farë forme të dilet me një deklaratë të përbashkët në mënyre që t’i jepet kohë zgjidhjes se këtij problemi me një formë të rinegocimit”, tha Bulliqi

Me tej, duke e komentuar heshtjen e qeverisë, karshi çështjes se kufirit, Bulliqi veçoi se kjo situatë është sukses për vendin.

“Heshtjen e kësaj çështje nuk e shoh sukses individual, nëse dikush ka sukses, atëherë sukses është i Kosovës, në fund të fundit jemi qytetarë të Kosovës dhe e kemi për obligim ta mbrojmë atë”, përfundoi Bulliqi.

“Gazeta Blic” ka provuar të flasë edhe me këshilltarin e kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu lidhur me heshtjen e qeverisë, por kontakti me të ka qenë gati i pamun pamurmurdur, pasi që nuk i është përgjigjur thirrjeve tona. / Gazeta Blic/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...