Published On: 20 Nëntor, 2016

Shpërthim para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë pas mesnate në veri të Mitrovicës dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Sipas këtyre burimeve, shpërthimi ka ndodhur në ora 1:00 pas mesnate para hyrjes kryesore të burgut që ndodhet në veri të Mitrovicës.

“Persona deri tani të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë, para dyerve kryesore të Qendrës së Paraburgimit në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduar”, kanë thënë burimet.

 Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e këtij incidenti.
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...