Published On: 13 Qershor, 2017
Bota |

Shpërthim në një ndërtesë të lartë në Nju Jork, 30 të lënduar (Video/Foto)

Më shumë se 30 persona janë lënduar në një shpërthim të zjarrit në një ndërtesë të lartë në Nju Jork të SHBA-së.

Raportohet se banorët janë evakuuar nga ndërtesa për shkak se shpërthimi ka liruar monoksid të karbonit, transmeton Express.

Zjarri në ndërtesën 12-kateshe ka shkaktuar nivele të rrezikshme të monoksidit të karbonit në katet e sipërme, njoftojnë zyrtarët.

Zjarrfikësit kanë thënë se në total 34 persona janë lënduar nga një përzierje e inhalacionit të tymit dhe ekspozimi ndaj monoksidit të karbonit.

Shumë prej tyre u ka rënë të fiket pas shpërthimit të zjarrit në bodrum mëngjesin e sotëm në Nju Jork.

Raportohet se zjarri shpërtheu si pasojë e prishjes së një bojlerit në bodrum./Express/

TEMAT:
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...