Published On: 1 Gusht, 2017

Shpërthim i fuqishëm në një xhami në Afganistan, shënohen dhjetra viktima

Një shpërthim i fuqishëm në një xhami në qytetin afgan të Heratit ka lënë të vdekur rreth 30 persona, e ka plagosur dhjetëra të tjerë. Shpërthimi që goditi xhaminë “Jawadia”, rastisi në të njëjtën kohë kur kryheshin lutjet e mbrëmjes, rreth orës 20:00 me atë lokale.

Zyrtarët thanë se ishin të paktën dy agresorë, njëri kamikaz dhe tjetri i armatosur që qëllonte besimtarët me armë zjarri. Një zëdhënës i pushtetit lokal tha për BBC-në se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa sipas tij aktualisht të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë plagosur.

 

Megjithatë, të dy agresorët kanë vdekur në vend, siç konfirmon zëdhënësi i policisë për agjencinë e lajmeve “AFP”. Përfaqësuesi i guvernatorit të Heratit tha se edhe kamikazi kishte hapur zjarr brenda xhamisë, përpara se të aktivizonte eksplozivin në trup.

 

Agjencia e lajmeve “Reuters”, ndërkohë, raporton se në vendngjarje janë hedhur edhe granata, ndërsa televizioni shtetëror iranian, “IRIB” njoftoi se në sulm ishin përfshirë 7 persona të armatosur. Por këto raportime nuk janë konfirmuar ende nga burimet lokale në Afganistan, përcjell TCh.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...