Published On: 25 Nëntor, 2016

Shpërthen Pacolli: Vetëm Zoti mund të ma ndalojë ndërtimin e Fabrikës në Drenas!

Aleanca Kosova e Re e drejtuar nga Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj projektplanit për fabrikën e kërpudhave në Drenas.

Në një kumtesë lëshuar për medie, thuhet se Vetëm Zoti mund ta ndalojë ndërtimin e fabrikave në Drenas, raporton Gazeta Blic.Më poshtë është reagimi i plotë i AKR-së:

AKR me shqetësim të thellë ka marrë lajmin se nga persona deri tash të pa identifikuar, është dëmtuar projekt-plani i fabrikës së kërpudhave në Drenas, ndërtimin e së cilës e kishte filluar z.Pacolli gjatë ditës së djeshme bashkë me kandidatin e AKR-së për kryetar të kësaj Komune.
Duke dashur ta ruajmë klimën e qetë dhe demokratike të garës për kreun e Drenasit dhe duke pritur rezultatet e hetimit policor, nuk duam qe paraprakisht rasti te paragjykohet dhe te cilësohet i motivuar politikisht.
Askush nuk mund të ndalë zhvillimin Drenasit dhe Drenicës. Pengun 100 vjeçar të varfërisë dhe mos zhvillimit të zonës nuk mund ta mbajë më askush.
Drenica si çdo pjesë e Kosovës meriton zhvillim, ekonomi e punësim. AKR do ta bëjë këtë dhe ju garantojmë se nuk do të ndalemi. Këtë u garantojmë. Vetëm Zoti mund ta ndalojë ndërtimin e fabrikave në Drenas.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...