Debate Lajmi Levizes

Shpërthen Milaim Zeka, prokuroria t’i hetojë listat e veteranëve, humbjen e 40 milionë euro në vit

  • Lajm tepër i keq për Kosovën. Duhet me reagu luftëtarët e vërtetë të UÇK-së

Milazim Zeka

Sot e lexova lajmin, se Kosova i humbë, jo me pak se 40 milionë euro, për shkak te listave te fryera me veteranet e luftes.

Prokuroria e shtetit, me ndihmen e luftetareve te vertete (qellimisht nuk po e theme fjalen veteran), me ndihmen pra te shume prej atyre qe kane luftu, po nuk jane ba veterane, duhet mu qu edhe me u hy kesaj pune prej fillimit, e me qite ne shoshe cdo njeri qe ka konkuru, e cdo njerin qe e ka fitur te drejtne me qene vetaran, e invalid i luftes.

Me i hy edhe me i denoncu te gjithe ata matrapaz qe kane lujte me lista, ata mafioz qe edhe kane marre mijera euro per ta ba dikend veteran, edhe ata dilinxhi te niveleve me te larta, te cilet i kane aprovu keto lista.

Haram gjaku i ketij populli, e haram qumeshti i atyre nanave qe u kane dhane atyre qe kane lujte me keto gjera te shenjeta! Haram atyre qe kane ba vetaran edhe familjaret e tyre pse kane gatu flija ne mal, apo invalid ata qe jane plagosur neper darsma…

Vetem luftetaret e vertete mundeni me qu nderin e UÇK-së ne vend! Vetem ju mundeni me i denoncu te gjithe ata qe kane lujtur me gjakun, mundin, dhe sakrificen e ketij populli!!!

Me 40 milion kishim bere nje spital modern, nje qender moderne per jetimat e luftes, nje qender per rehabilitimin e luftetareve, nje qender per rehabilitimin e femrave te traumatizuara te luftes!!!

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *