Published On: 8 Korrik, 2017

“Shpërthen” kreu i FRD: Nuk rri dot pa folur

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili nuk u përfshi në listën për kandidatë për zgjedhjet e 25 qershorit, ka reaguar për herë të parë ditën e sotme në lidhje me humbjen që PD-ja pati në këto zgjedhje.

Duke kërkuar që të shikohet përpara dhe PD-ja të ringrihet, Këllici në një status në ‘Facebook’, ka theksuar se “konflikti në PD” i shërben vetëm Edi Ramës.

Po ashtu, ai ka sulmuar edhe botuesin dhe analistin e njohur Henri Çilin, duke hedhur akuzuar se po tenton të përçajë PD-në.

POSTIMI I PLOTE

Te dashur miq,

Kisha vendosur te hesht pas situates tejet te veshtire qe po kalon PD, familja jone e madhe politike. Pas nje humbjeje derrmuese dhe nje rezultati te cilin asnje demokrat dhe opozitar nuk e meritonte dhe perfytyronte, mendoj se gjendemi ne momentin ku askush nuk eshte i tepert. Konflikti yne ne kete moment i sherben vetem Edi Rames dhe atyre qe sot mbrojne qorrazi kete situate ku ndodhet PD dhe nuk duan asnje zgjidhje e cila forcon PD, pasi si sherbetore te pushtetit te radhes dhe per interesat e tyre klienteliste, duan ta shohin PD te shpartalluar koke e kembe. Keta sherbetore te Edi Rames, kryesohen nga ata te cilet tentojne ta percajne dhe me shume PD, Neim Cili dhe marionetat e tij.

Megjithate eshte e pamundur te ruash kete qetesi qe i sherben unitetit, pas shpifjeve, trillimeve dhe baltosjes se nje prej deputeteve te zgjedhur te PD, uzinjolos i cili pasi humbi ne cdo kuti votimi ne fshatin e tij te lindjes, guxoi dje te baltose FRPD dhe punen e saj ne 1 vit e gjysem.

Perpos baltes qe ben pis vetem ata te cilet tentojne te zhvendosin debatin e rezultatit tjeterkund dhe nuk shohin nga vetja, une dua te falenderoj cdo anetar te FRPD, te cilet nuk reshten nje minute se trokituri dere me dere, ne cdo qytet e lagje te vendit, per te kerkuar cdo vote te qytetareve dhe per te shperndare programin e PD, qe kane sakrifikuar cdo dite, te heshtur ne ‘cadren e lirise’ edhe pse nje pjese te mire te tyre, nuk ju dha mundesia per te folur dhe thene mendimet e tyre asnjehere, per shkak te atyre qe menaxhonin cadren nga restoranti i hotel Rognerit.

Ne jemi organizata rinore politike me e mire ne vend, sepse ne thelb kemi dinjitetin, idealin dhe vlerat morale te patjetersueshme te cilat i misheron me se miri partia jone politike. FRPD eshte krenaria e PD ne organizim dhe menyren e funksionimit te saj. Jo vetem une, por te gjithe kryetaret e degeve te FRPD ne gjithe Shqiperine, jane zgjedhur me parimin ‘nje antare nje vote’ ne nje gare reale dhe te vertete. FRPD ka zhvilluar me dhjetra protesta, ka qene prezente ne cdo aksion opozitar, ku nuk kane munguar as arrestimet e anetareve te saj dhe denimi i tyre politik nga gjyqtaret dhe sherbetoret e Edi Rames.

Aksioni opozitar i FRPD misherohet me se miri dhe nga protesta me domethenese e zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi, ajo e 8 dhjetorit. Kjo proteste e zhvilluar ne menyre paralele perpara 4 institucioneve te cilat rrenuan jeten e shqiptareve ne keto 4 vite, ishte e paprecedente per asnje forum rinor dhe ka mare pergezimet e vecanta te cdo qytetari opozitar ne vend dhe cdo analisti qe nuk i sherben Edi Rames.

Te hedhesh poshte kontributin dhe punen e mijra te rinjve, do te thote se ke mision vetem shkaterrimin dhe percarjen. Te quash amorale garen e vertete te zhvilluar per kreun e FRPD, e cila duhet te sherbeje dhe si model per vete garen brenda PD, eshte nje kompleks inferioriteti nga i cili mesaduket nuk ka shpetim. Por kete nuk e arrin dot askush sot, sado te financohet nga Neimi, apo te ndjeke strategji te mbeshtetura nga strukturat e Mjaftit, qe fatkeqesisht sot kane ngritur krye dhe ne PD.

Miqte e mi, sot eshte koha te ringreme PD dhe jo ta percajme ate. Perbuzni dhe refuzoni me neveri kedo qe hedh balte qofte edhe mbi anetarin me te thjeshte te PD dhe mos harroni se dinjiteti vlen me shume se gjithcka. Sebashku do ja dalim ta c’rrenjosim kete te keqe qe na ka kapluar te gjitheve. Sot, neser dhe ne te ardhmen, do diskutojme PD dhe fitoren e se djathtes. Neimin, idete dhe uzinjolot e tij, i kemi mundur njehere. Faleminderit.

#KrenarperFRPD/Gazeta Express/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...