Published On: 23 Tetor, 2016

Shpërthen De Biasi, e quan ziliqar ish përzgjedhësin e Kombëtares

Gianni de Biasi e ka pasur të pamundur që të mos kundërpërgjigjet, pas deklaratës së ish-trajnerit të Kombëtares, Astrit Hafizi.

Ky i fundit e cilësoi italianin arrogant dhe për kohën që kishte drejtuar vetë ekipin përfaqësues, ka theksuar se ishte një periudhë krejt tjetër, përfshirë edhe faktin që lojtarët nuk ishin “të importuar” nga jashtë, siç ndodh tani.

Më tej, shkodrani ka shprehur krenarinë që ka arritur të drejtojë Kombëtaren e vet, ndryshe nga De Biazi, që nuk mund të jetë në krye të Italisë.

Këto deklarata kanë shtyrë De Biasin që të reagojë përsëri. Këtë herë, ai e quan Hafizin ziliqar për çka ka arritur, ndërkohë që ka vlerësuar në maksimum kontributin e lojtarëve, që arritën të bëjnë histori me kualifikimin në Evropian.

“Do të doja të mos humbja kohë me polemika të kota dhe të shfrytëzoja gjithçka në dobi të punës për Kombëtaren tonë, por jam shumë i kujdesshëm që përveç punës sime, të mbroj edhe stafin tim, lojtarët e mi. Kur dëgjoj të më flasin për mungesë të ‘kulturës sportive’, buzëqesh dhe nuk e lejoj veten të bie kurrsesi në nivelin e tyre”, thotë De Biasi në një pjesë të reagimit për Panorama Sport. /Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...