Published On: 18 Nëntor, 2016

Shpend Ahmeti: Nuk e kuptoj pse nevoiteshin 11 ditë për ta publikuar këtë raport

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas publikimit të raportit të autopsisë për vdekjen e Astrit Deharit, në të cilin thuhet se ai ka bërë vetëvrasje.

Sot prokurori i Prizrenit ka thënë se Astriti është vetëvrarë sepse nuk ka dëshmi se dikush tjetër ka qenë aty. Në këto dëshmi nuk ka pas qasje familja, avokatët apo ndonjë hetues i pavarur. Duke marr parasysh se e njëjta prokurori e ka mbajt në burg për 67 ditë pa aktakuzë e bile edhe pa intervistë, nevojitet urgjent hetim i pavarur për vdekjen e Astritit. Kjo do ta zbuste plagën e hapur te familjes e shoqërisë sonë.

 Por, Astritin e kanë marr në pranga dhe e kanë kthyer në arkivol. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi ligjore, morale e politike. Këtë duhet ta kërkojmë përditë deri ne arritjen e drejtësisë për Astritin” (sic.), ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...