Lajme Lajmi Levizes

Shpend Ahmeti, do ta padis edhe PDK-në edhe zyrtarin e saj

  • Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se do ta padisë PDK’në dhe zyrtarin e kësaj partie që lëshuan akuza sot se në kryeqytet janë punësuar militantë të Vetëevendosjes të lidhur me Dardan Molliqajn.

“Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë”, ka reaguar Ahmeti.

Madje, Ahmeti i ka ndërlidhur akuzat e PDK’së me faktin se partia e Veselit më nuk është më e madhe në Kosovë.

“Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dal e para në 10 komuna. PDK, Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë. Numrat?”, ka shkruar Ahmeti, në një reagim në FB.

Më herët PDK,  dega në Prishtinë, kishte ngritur shqetësime për mbushjen e Komunës së Prishtinës me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, që si të punësuar nuk janë as qytetarë të Prishtinës, por vetëm pjesë e bandës mollotov të kryebanditit Dardan Molliqaj, për të cilët janë harxhuar rreth 3 milionë euro para të taksapaguesve.

Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se sipas raportit të Auditorit Gjeneral, Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet kryebanditit Molliqaj për dy vjet ka punësuar kundërligjshëm 486 njerëz me kontrata të veçanta, duke i shkelur të gjitha ligjet dhe procedurat, ku për shumicën e tyre shërbim i veçantë ka qenë hedhja e mollotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *