Published On: 19 Qershor, 2017

Shpejtim Bulliqi planifikon largimin nga LDK

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, shumë shpejt mund të ndërrojë partinë politike, duke kaluar në disa parti tjera ose të jetë kandidat i pavarur për të parin e Podujevës.

Bulliqi ka thënë se nëse nuk i jepet hapësira brenda LDK-së, do të mendojë seriozisht largimin nga kjo parti ku ishte që nga themelimi i saj.

Ai shprehu akuza të rënda ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe nënkryetarit Agim Veliu. Sipas tij, “këta dy persona e kanë uzurpuar partinë, duke e menaxhuar kryekëput për interesa personale dhe financiare”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...