Debate Lajmi Levizes

SHOQATAT E ZHEGUT DHE HUMBËSVE TË LIRË

Gëzim Muçolli

Duke e parë se nuk kanë çka të bëjnë tjetër dhe punët në Kosovën tonë të dashur janë si është më së miri , dikush doli me propozimin e nismës për themelimin e një shoqate që do të rikujtonte familjet e vjetra qytetare të Prishtinës.
Pas atij dolën shumë dikusha dhe u improvizuan historianë , sociologë, kulturologë, dialektologë, bile edhe antropologë. E mbi të gjitha pati zëra që tentuan të theksojnë edhe ndjenjën e përkatësisë klasore përmbi lokalizmat dhe krahinarizmat e dikurshme.
Shyqyr që unë nuk e kam këtë hall të këtyre ditëve të zhegitshme , edhe pse jam banor “jorezident” i Prishtinës.
Me prejardhje nga prindër që nuk janë lindur në Prishtinë ( nëna nga një fshat i Llapit e baba nga një fshat i Gallapit) nuk mund të lodhem shumë me ndonjë fisnikëri të rrejshme e të dalur mode pas fenomeneve migruese të pasluftës së fundit që sollën në Prishtinë mijëra njerëz të ngelur pa shtëpi.
Edhe nëse dikush më quan katundar nuk është kurrfarë problemi ,duke e ditur se dikur i kam pas dëgjuar pleqtë duke thënë se Prishtina gjithmonë ka qenë “katundi më i madh i Llapit “!
Tash dilema është se mos po del dikush sot dhe po kërkon ndarjen në llapjan origjinal dhe joorigjinal të Prishtinës.
Zheg është, nuk kanë faj.
Zgjedhjet u kryen pa fitues , dikush edhe ka faj.
Shoqata e humbësve të lirë, patjetër.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *