Published On: 21 Tetor, 2016

Shoqata e auto taksive “Taxi” në Viti nderon kryetarin Haliti me mirënjohje

 

Në shenjë falënderimi për angazhimin dhe kontributin që pronarëve të auto taksive të ju ofroj kushte më të mira për punë, shot Shoqata e auto transportuesve “Taxi” në Viti, ka nderuar me mirënjohje kryetarin e komunës Sokol Halitin. Sylejman Azemi në emër të auto-taksive të Vitisë, ka shprehur falënderime kryetarit Haliti për projektet që janë realizuar dhe kanë pasur për qëllim rregullimin e parkingjeve. “Është bërë një punë e madhe me rregullimin e parkingjeve për taksitë, pasi që dihet se për vite të tëra jemi ballafaquar me problemin e hapësirës. Kryetari Haliti na ka ofruar kushte shumë të mira për të ushtruar veprimtarinë tonë dhe për këtë ne i jemi mirënjohës”, ka theksuar Azemi. Po ashtu edhe njëri ndër taksistët më të vjetër në Viti Musli Ahmeti, ka shprehur falënderim për këtë që kanë bërë institucionet për auto-taksitë, pasi që kanë pasur nevojë për një mbështetje institucionale. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se ai në vazhdimësi ka qenë dhe do mbetet i përkushtuar që të ofroj kushte më të mira si për auto-taksitë, po ashtu edhe bizneset dhe gjitha kategoritë tjera, në mënyrë që të kenë mundësi për ofrim sa më të mirë e cilësor për qytetarët.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...