Published On: 21 Nëntor, 2016

Shokuese! Në Kralevë stërviten grupet terroriste ‘islamike’ në emër të shqiptarëve

 

Nga Daim Hiseni, Kryetar i SHVL të UÇK-së

Në mungesë të institucioneve tona të shëndosha, në mungesë të funksionimit të drejtësisë dhe shtetit ligjor në njërën anë dhe korupsionit të lartë në anën tjetër, krijohet hapësira për veprime destruktive dhe tepër të rrezikshme për vendin tonë.

Njerëz nga nëntoka ruse, të mbështetur nga disa qarqe të politikës serbe po përgatisin grupe terroriste në Ballkan, duke përfshirë në mesin e tyre edhe shqiptarë të shitur të cilët punojn për lek, me detyrë të kryerjes së aksioneve terroriste në emër të islamit.

Këto grupe të cilat stërviten në një kazermë brenda qytetit të Kralevës në Serbi, përpos aftësimit të tyre në shkathtësitë luftarake, mësojnë gjuhën shqipe dhe atë arabe, kurse caqet e aksioneve të tyre terroriste supozohet të kryhen në tokat e banuara me shqiptarë.

Qëllimi i tyre është paraqitja e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjetiu si popull radikal, njerëz ekstrem dhe terrorist islamik.

Përpos nëntokës ruse dhe politikës serbe, këto grupe gjejnë mbështetje edhe nga qeveria e Maqedonisë e cila ndihmon në rekrutimin e tyre si dhe nga disa funksionarë të lartë në Kosovë dhe Shqipëri.

Veprimet e tilla të çetnikëve serb, përpos që dëmtojnë imazhin e kombit dhe shtetit shqiptar, ato do të kenë pasoja në njerëz dhe dëme materiale.

Besojmë se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të jenë më syçelë dhe do të gjejnë mekanizma për të parandaluar dhe për të penguar rekrutimin e shqiptarëve në qendrat serbe të stërvitjeve paraushtarake, e njohur tashmë si çerdhe e prodhimit dhe trajnimit të terrorizmit në Ballkan.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...