Published On: 17 Gusht, 2017

Shokuese! 7 fëmijë rrezikojnë të mbyten në Liqenin e Shkodrës… 2 prej tyre nuk ja dalin dot

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur këtë të enjte, dy fëmijë janë mbytur në Liqenin e Shkodrës.

Mësohet se fëmijët janë të moshës 13 dhe 15 vjeç dhe kushërinj mes tyre. Policia është njoftuar nga banorët dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Në njoftimin e policisë shpjegohet se kanë qenë 7 persona në total qëjanë futur në liqen përmes një varke të vogël. Pasi kanë arritur në një thellësi të konsiderueshme të rinjtë kanë nisur të lahen në ujë, por në atë moment ka ndodhur dhe tragjedia.

Dy fëmijë, shetasit E.T dhe S.T janë mbytur. 5 të tjerët kanë mundur të dalin në breg, ndërsa varkën e ka marrë rrjedha e liqenit.

Njoftimi i policisë

Me datë 17.08.2017, rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe se në Liqenin e Shkodrës, në vendin quajtur Grilë, territor i Malësisë së Madhe, janë mbytur në liqen dy fëmijë.

Menjëherë ka shkuar shërbimet e policisë në vendngjarje ku ka rezultuar se ishin mbytur shtetasit E. T.,13 vjeç dhe S. T. 15 vjeç, banues në fshatin Gruemirë. (Kushërinj me njëri tjetrin,)

Nga informacionet paraprake mesohet se 7 shtetas ishin futur në liqen ku kishin hipur në një varkë të vogël dhe kur kanë arritur në thellësi janë hedhur në ujë për t’u larë.

Varkën e ka marrë rrjedha e liqenit, ku 5 shtetas kanë mundur të dalin në breg të liqenit ndërsa dy shtatasit e lartpërmendur janë mbytur.

Shërbimet e Policisë së bashku me disa banorë të fshatit rreth orës 17.45 kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë nga liqeni.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Express

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...