Debate Lajmi Levizes

Shokohet AKR, siguron vetëm dy mandate në Kuvend

Partia e Behgjet Pacollit AKR ka dështuar në zgjedhjet e 11 qershorit. Kjo parti edhe pse ishte në koalicion parazgjedhor me LDK-në, nuk ka arritur të përfitojë shumë në tërën.

Burime të ORAinfo brenda kësaj partie tregojnë se AKR ka siguruar vetëm dy deputetë në legjislaturën e ardhshme. Behgjet Pacolli dhe Labinot Tahiri do ta përfaqësojnë këtë parti në Kuvend. E ky dështim total i partisë së Behgjet Pacollit, nuk ka kaluar pa tensione brenda ARK-së.

Ka qenë nënkryetari Agim Bahtiri ai që ka kërcënuar me largim nga partia, me arsyetimin se nuk e ka pas mbështetjen e partisë gjatë zgjedhjeve, duke mos arritur të sigurojë vota për tu bërë deputet, shkruan ORAinfo.

Kokëdhimbjet Behgjet Pacollit mund t’i shtohen kur ta kuptojë se ‘Alternativa’ e cila drejtohet nga Mimoza Kusari-Lila ka arritur të sigurojë po aq deputet sa AKR-ja. Mimoza Kusari dhe Ilir Deda tashmë kanë siguruar nga një ulëse në Kuvend.

Kujtojmë që AKR dhe ‘Alternativa’ kanë qenë në koalicion parazgjedhor me LDK-në, duke u radhitur të tretët në zgjedhjet e 11 qershorit. /ORAinfo/ 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *