Maqedonia

Shkupi vlon nga policia

Një ditë para mbajtjes së seancës gjyqësore për Grupin e Kumanovës, rrugët e Shkupit janë vërshuar nga policia e Maqedonisë.

Në hyrje të Shkupit, por edhe në rrugë tjera dytësore vërehet patrulla të shumta policore, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Në anën tjetër banorët shprehen të shqetësuar për praninë e madhe policore në rrugët e kryeqytetit.

“Po ndodh shpesh që të shohim patrulla të shumta policore. Nuk e dijmë për se bëhet fjalë. Një javë më parë na thanë se ishte një aksion për kapjen e disa migrantëve nga Lindja e Mesme, ndërsa për sot nuk dihet. Kërkojmë nga policia e Maqedonisë që të njoftoj opinion se për se bëhet fjalë. Të mos i lihet rrugë spekulimeve dhe të mos mbretëroj paniku”, shkruan një lexues i rregull në adresë të agjencisë së lajmeve INA.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *