Published On: 20 Qershor, 2017
Bota |

Shkuan të kërkonin nënën e një fëmije, rrëmbehen dy gazetarë në Kolumbi

Dy gazetarë holandezë janë rrëmbyer në Kolumbi, në një zonë pranë kufirit me Venezuelën.

Derk Bolt dhe Eugenio Follender u shpallën të zhdukur fundjavën e kaluar në Katatumbo, një rajon ku veprojnë grupe të shumta të armatosura, përfshirë ato të krahut të majtë ELN.

Ata ishin në kërkim të nënës së një të mituri kolumbian të adoptuar në Holandë pak vite më parë. Autoritetet kolumbiane apeluan për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Vitin e kaluar, rebelët e grupit ELN morën peng një gazetar spanjoll dhe disa bashkëpunëtorë të tij kolumbianë në të njëjtën zonë, por më vonë u liruan të gjithë.

Ushtria kolumbiane ka deklaruar ndërkohë se ka dërguar në rajon forcat speciale për të gjetur reporterët holandezë.

Ata punojnë pranë redaksisë së programit televiziv “Spoorloos”, që gjurmon personat e zhdukur. Derek Bolt është prezantues, ndërsa Eugenio Follender kameraman.

ELN është grupi i dytë më i madh paraushtarak i krahut të majtë në Kolumbi, pas atij më të njohur, FARK.

Këta të fundit firmosën marrëveshjen e paqes me qeverinë në nëntor dhe menjëherë nisën të ulin armët, ndërsa ELN i nisi negociatat vetëm në shkurt të këtij viti.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...