Published On: 4 Shkurt, 2016

Shkreli i injoron kongresistët: Janë imbecilë (Video)

“Shqiptari më i urryer në botë”, Martin Shkreli, ka vendosur të heshtë në një dëgjim në Kongres të enjten për rritjen e çmimit të barnave prej 13.50 dollarë në 750.

Ai duke qeshur ka refuzuar të deklarohet dhe ka cituar Amandamentin e Pestë “për të mos qenë dëshmitar në rastin kundër vetvetes”.

Shkreli është përgjigjur në të gjitha pyetjet duke qeshur dhe duke rrotulluar një laps.

“Unë do të ndjek këshillat e avokatit tim, jo tuajën”, ka thënë Shkreli kur i është thënë se mund të flasë edhe për temat tjera që nuk e akuzonin.

Pas seancës, Shkreli ka akuzuar anëtarët e Kongresit duke thënë se “Vështirë të pranoj që këta imbecilë përfaqësojnë njerëzit në qeverinë tonë”.

Shkreli ishte arrestuar në dhjetor për disa akuza në lidhje me investimet e tij dhe kishte thënë se nuk është fajtor për akuzat, që nuk lidhen me rritjen e çmimit të Daraprimit.

Shkreli 32-vjeçar u bë i famshëm kur kishte vendosur që të rriste çmimin e ilaçit Daraprim për më shumë se 5000 për qind.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...