Bota Lajmi Levizes

Shkon në 731 numri i ushtarëve të helmuar në Turqi (VIDEO)

Më shumë se 700 ushtarakë në kazermën e ushtrisë turke në Manisa janë përballur me probleme intoksikimi, të shoqëruara me të vjella, pas një darke, ndërkohë që rreth 400 prej tyre janë dërguar në spital.

Ministri turk i Mbrojtjes, Fikri Ishik, deklaroi sot se 72 ushtarë janë ende në spital për trajtim të mëtejshëm dhe se nuk ka rrezik jete për asnjërin prej tyre.

I shoqëruar nga komandanti i forcave të këmbësorisë, gjenerali Zeki Çollak, ministri Ishik vizitoi sot ushtarakët në spital.

Prefekti i provincës Manisa, Mustafa Hakan Guvencer, deklaroi se akoma nuk mund të thonë saktë arsyen e helmimit të ushtarakëve dhe se për këtë po kryhet një hetim.

“Nuk mund të them asgjë zyrtarisht për shkaqet e problemit me shëndetin e ushtarëve, të cilat u shtruan në spital pas darkës së ngrënë. Të gjitha detajet do të dihen pas hetimit laboratorik”, tha ai.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *