Published On: 4 Gusht, 2017

Shkodra kampione e martesave shqiptare, katolik-mysliman

Image may contain: text

Pjerin Ndoci

Simbas statistikave Shkodra thyen rekord për martesa katolik e mysliman, Shkodra nëpër shekuj ka tregue se din me bashkëjetue në harmoni të plotë ndërfetare. Shkodra ka festue gjithmonë pashkë e bajram, Shkodra ishte kjo pak a shumë, sepse kam mall me thanë për Shkoder locen.

Problemi asht se tash Muhamed Sytari Djali i Violeta Zefit ushqej përçarjen në Shkodër, ky ka nji familje të mbrekullueshme, por mjerë familja çfarë m*ti paska ba.

Dihet historikisht se në kalanë e Shkodrës ishin themelet e kishës, kurse sot Muhamed Sytari në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe Turqinë duen ta ndërtojnë xhaminë e pushtuesit -masakruesit Sulltan fatihut. Kuptohet se kjo ashtë e papranueshme jo veç nga katolikët, por edhe nga shumë mysliman ku simbas asaj që kam mësue kjo xhami asht kundershtue nga ma shumë se 70% e popullsisë shkodrane.

Tash lind pyetja ky Muhamed… a e kupton se ne Shkodër nuk ka vend as xhamia e sulltanit, as kisha car Llazarit. Nji kishë serbe ortodokse ashtë në Vrakë – Malësi e Madhe, dhe me aq sa di une ajo ashtë cenue disa herë nga popullsia se do të hiqet ose do ti futen minat-tritoli. Ajo kishë u ndertue ne kohen e Enverit, kur Enveri pruni serbët ne kto anë, Enveri prishi shumë kisha shqyptare, pak xhamia shqyptare, kurse kishën serbe e disa xhamia antishqyptare nuk i prishi.

Ne Shkodër nuk ka shance të fuse perçarje asnji prift as hoxhë, sepse Shkodra me Malësinë janë njato qe vetë njani me tjetrin kanë ndertue kisha e xhamia shqyptare, dhe ne atë kishë e xhami kanë valvit flamujt kuq e zi dhe kanë lidhë altoparlantin nga kisha ne xhami ku këndohej himni kombëtar kuq e zi. Shqiptari.eu

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...