Kuriozitete

Shkencëtari më i famshëm në botë paralajmëron njerëzimin: Qëndroni larg alienëve!

Fizikanti dhe kozmologu Stephen Hawking, edhe një herë ka paralajmëruar për rreziqet që lidhen me jetën jashtëtokësore dhe përpjekjet për t’i kontaktuar, raporton “The Neë York Times”.

Stephen Haëking ka folur për “Gliese 832c”>832c”, një planet shumë i ngjashëm më tokën, potencialisht i banueshëm, i cili ndodhet 16 vite dritë larg.

“Në qoftë se jeta inteligjente ka evoluar në ‘Gliese 832c”>832c’, ne duhet të jemi në gjendje ta kuptojnë”, thotë Haëking
“Një ditë ne mund të marrim një sinjal nga një planet si ky, por duhet të jemi të kujdesshëm që të përgjigjeni mbrapsh. Takimi me një qytetërim të përparuar mund të jetë si përballja e amerikanëve me Kolumbinë. Kjo nuk ka dal aq mirë.”

“Nuk di shumë për të huajt, por di në lidhje me njerëzit”, tha Haëking. “Nëse ju shikoni historinë , kontakti mes njerëzve dhe organizmave më inteligjente shpesh ka rezultuar shkatërrimtar.

Një qytetërim që është duke lexuar një nga mesazhet tona mund të jenë miliarda vjet para nesh. Nëse është kështu, ata do të jenë shumë më të fuqishëm dhe mund të mos na shohin si me të vlefshëm sesa shohim ne bakteret.”

“Unë e imagjinoj se mund të ekzistojnë anije masive, që përdorin të gjitha burimet nga planet e tyre në shtëpi. Qytetërimet e huaja të avancuara ndoshta do të bëhen nomadë, duke kërkuar të pushtojnë dhe të kolonizojnë çfarëdo planeti që munden.”

Sipas Haëking, në qoftë se një përballje e ngjashme do zhvillohet ndërmjet alieneve dhe njerëzve, njerëzimi do të jetë humbës.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *