Published On: 31 Tetor, 2016

Shkencëtarët zbulojnë një ADN të rrallë njerëzore

Shenja të specieve të zhdukura njerëzore janë gjetur në ADN-në e melanezianëve modernë, që jetojnë në një rajon të Paqësorit Jugor, në verilindje të Australisë.

Sipas modelimit të ri gjenetik, speciet nuk ka gjasa të jenë pasardhës të Neandertalit – një lloji të lashtë njerëzor por të një lloji të panjohur njerëzor që deri më tani ka habitur studiuesit..

“Na ka humbur një popull ose jemi duke keqkuptuar diçka në lidhje me marrëdhëniet”, tha Ryan Bohlender, një gjenetist nga Universiteti i Teksasit.

Bohlender dhe ekipi i tij kanë hetuar përqindjet e ADN-së së shuar hominide që njerëzit modern ende e mbajnë edhe sot, dhe thonë se kanë gjetur mospërputhje në analizat e mëparshme që sugjerojnë se lidhja jonë me Neandertalët dhe Denisovanët nuk është e tëra.

Mendohet se mes 100,000 dhe 60,000 vjet më parë, paraardhësit tanë të hershëm emigruan nga Afrika dhe ranë në kontakt për herë të parë me speciet e tjera njerëzore që jetonin në tokën e Euroazisë.

Ky kontakt la shenja në speciet tona, shenja këto që gjenden edhe sot, me evropianët dhe aziatikët që bartin variante të veçanta gjenetike të ADN-së së Neandertalit në gjenet e tyre.

Evropianët nuk kanë shenja të prejardhjes Denisovane, dhe njerëzit në Kinë kanë një sasi të vogël – 0.1%, thuhet sipas llogaritjeve të Bohlender. Por 2.74% e ADN-së së njerëzve në Guinenë e Re vjen nga Neandertalët.

Dhe Bohlender vlerëson se sasia e ADN-së së Denisovanëve tek melanezianët është rreth 1.11%, jo 3 deri 6 për qind siç kishin vlerësuar studiuesit e tjerë.

Duke hetuar mospërputhjen Denisovane, Bohlender dhe kolegët e tij arritën në përfundim se ekziston një grup i tretë hominid nga i cili mund ta kenë prejardhjen melanezianët.

“Historia njerëzore është shumë më e komplikuar se sa e kemi menduar se ishte”, tha Bohlender.

Ky ishte studimi më i plotë gjenetik i australianëve indigjen, dhe kjo tregoi se ata janë civilizimi më i vjetër në Tokë, që datojnë prej më shumë se 50,000 vjet më parë.

Por rezultatet zbuluan edhe diçka tjetër ADN-ja ishte shumë e ngjashme me atë të Denisovanëve, por e ndryshme mjaftueshëm për studiuesit që të kuptonin se ajo mund të ketë ardhur nga një lloj i tretë njerëzor i paidentifikuar një specie e tretë njerëzore.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...