Published On: 27 Tetor, 2016

Shkencëtarët: Së shpejti do të shpërthejë një vullkan i madh

Mbulesa e reve, që mbështjell tërë planetin, është duke u zhvendosur në drejtim të poleve, duke bërë që shkretëtirat të zgjerohen rreth ekuatorit. Duke përdorur të dhënat satelitore, të mbledhura midis viteve 1980-2000, shkencëtarët konstatuan se kanalet e mbulesës së reve, të cilat bartin stuhi në tërë globin, janë duke shkuar kah polet.

Mbështjellësi i përbërë nga retë është një faktor kyç në rregullimin e temperaturës së planetit, ku ky mbështjellës reflekton rrezatimin e Diellit në hapësirë, apo vepron si batanije për ruajtjen e nxehtësisë së sipërfaqes, varësisht nga lloji dhe trashësia e reve.

Të dhënat e ndryshme

Por, derisa efekti i një sistemi kaq të ndryshueshëm nuk mund të deshifrohet në një aspekt afatshkurtër, kanë filluar të kuptohen trendët afatgjatë. Të udhëhequr nga ekspertët e klimës nga Universiteti i Kalifornisë, pjesëtarët e këtij ekipi kanë mbledhur të dhëna satelitore nga disa burime, për të treguar trendët e tillë afatgjatë, duke larguar gabimet dhe pasaktësitë nga sensorët satelitorë. Ekspertët amerikanë të klimës kanë shqyrtuar të dhëna të periudhave të ndryshme, duke filluar nga vitet 1980. Përpos konstatimeve të përmendura më lart, këta shkencëtarë kanë zbuluar se lartësia e majave të reve, marrë në përgjithësi, është rritur. Kërkuesit shkencorë thonë se observimet e tyre janë në pajtim me parashikimet e bëra më parë te modelet komplekse klimatike. Ata thonë se studimi i tyre tregon se, me rritjen e temperaturave globale, do të ketë më pak mbështjellës të reve në zonat tropikale.

Çka thonë ekspertët?

Ajo që ky studim sjell, është demonstrimi i parë i besueshëm se ndryshmet e reve, të cilat i presim nga modelet e klimës dhe teoria, në fakt janë duke ndodhur”, thotë profesor Joel Norris, ekspert i klimës në Institutin “Scripps” për oqeanografi në Kaliforni, i cili e udhëhoqi këtë studim. Sipas kërkuesve shkencorë, efekti në mbështjellësin e reve është shkaktuar nga një kombinim i gazrave të serrës nga aktiviteti njerëzor, përgjatë disa dekadave. Por, rol të rëndësishëm në këtë aspekt kanë luajtur edhe dy erupsione të mëdha vullkanike: ai i vullkanit “El Chichón” në Meksikë, në vitin 1982 dhe shpërthimi në vitin 1991 i vullkanit “Mount Pinatubo” në Filipine. Shkencëtarët thonë se ky trend ka të ngjarë që të vazhdojë në të ardhmen, me lirimin edhe më shumë të gazrave të serrës, si dhe nga ndonjë shpërthim i mundur vullkanik.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...