Published On: 21 Gusht, 2017

Shkencëtarë nga e gjithë bota kanë këtë kërkesë për Kombet e Bashkuara: Vritni robotët para se të jetë vonë

  • Shkencëtarët i bëjnë apel Kombeve të Bashkuara.

Mbi 100 shkencëtarë dhe ekspertë që merren me inteligjencën artificiale i kanë bërë apel Kombeve të Bashkuara që të ndalojnë zhvillimin e teknologjisë së robotëve vrasës.

Sipas tyre kjo lloj teknologjie ushtarake do të bëjë që të nisin dhe të mbarojnë lufta pa e kuptuar njerëzit se çfarë po ndodh dhe përse.

116 shkencëtarë dhe ekspertë nga e gjithë bota, i kanë bërë një apel organizatës së kombeve të Bashkuara për të ndaluar zhvillimin e teknologjisë së “robotëve vrasës”.

Apeli u bë me rastin e konferencës ndërkombëtare mbi inteligjencën Artificiale të mbajtur në Melburn të Australisë.

Shkencëtarët kanë kërkuar që të ndërpriten kërkimet mbi armët që përdorin inteligjencën artificiale, pasi sipas tyre ato janë si kutia e pandorës që pasi të hapen do të jetë shumë e vështirë për t’i mbyllur.

Shkencëtarët dhe ekspertët kanë lëshuar një apel për të ndaluar përdorimin e “armëve vdekjeprurëse autonome”, të ashtuquajtur robotët vrasës, siç ka ndodhur edhe me herët me armët kimike dhe biologjike.

“Pasi të zhvillohen këto armë, do të lejojnë që të luftohen konfliktet në një shkallë të paparë më parë dhe me një shpejtësi tepër të madhe, aq sa qeniet njerëzore nuk do t’I kuptojnë dot”, thuhet në apelin e 116 shkencëtarëve.

Promovuesi i këtij apeli është akademiku Tobi Ualsh, i cili jep mësim në Universitetin e “New South Wales”, njëri prej intelektualëve që në vite kanë denoncuar rreziqet e përdorimit të inteligjencës artificiale.

“Të gjithë dëshirojmë që automjetet tona të drejtohen vetë, duam që kjo teknologji të zhvillohet, sepse jep shumë përfitime. Por e njëjta teknologji me pak modifikime mund të përdoret për qëllime shumë të këqija” – ka sqaruar profesori Australian. Grupi I akademikëve dhe ekspertëve kërkon nga ligjvënësit që të hartojnë ligje shumë të pakta në lidhje me zhvillimin e inteligjencës artificial, ashtu siç është bërë për armët kimike.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...