Published On: 22 Prill, 2017

Shkenca: Ja çfarë u ndodh femrave pas aktit seksual

Galeni, mjek grek, kishte shkruar: “Çdo kafshë është e mërzitur pas aktit seksual, përveç femrës njerëzore dhe gjelit”.

Duke dashur të mos shfaqim mungesë respekti ndaj Galenit, duhet të cekim se ndjenjat e melankolisë pas seksit nuk janë aq të rralla tek femrat sa mendoni.

Në një letër të publikuar këtë javë në Journal of Sexual Medicine, 46 për qind e studentëve femra kishin raportuar për simptoma të PCD-së (disforia pas aktit seksual), të paktën një herë në jetë.

Mbi pesë për qind e 230 të anketuarave kishin thënë se kanë përjetuar simptoma të PCD-së “disa herë” brenda katër jave të fundit. Deri tani nuk duket se ekziston një lidhje mes PCD-së dhe intimitetit në lidhjet e ngushta.

Studimet kanë treguar se 10 për qind e grave kanë përjetuar “mërzinë pas aktit seksual”, dukuri e cila karakterizohet nga shqetësimi, ndjenja e melankolisë dhe depresionit, zemërimit etj.

Në një tjetër studim të publikuar në International Journal of Sexual Health, më shumë se gjysma e femrave të anketuara kishin thënë se ndjeheshin të depresionuara edhe pas një seksi të kënaqshëm.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...