Published On: 5 Korrik, 2017

Shkëlzen Gashi: Lufta e UÇK-së është udhëhequr thuajse fund e krye nga kriminelët

Politologu kosovar, Shkëlzen Gashi ka folur për shumë gjëra në një intervistë për “Kosovo 2.0”, mes tjerash për Vetëvendosjen, anëtarin e saj Albin Kurtin e luftën e UÇK-së, për të cilën është i bindur se është udhëhequr pothuajse fund e krye nga kriminelë.

Gashi, thotë se pohimin e tij do ta dëshmojë Gjykata Speciale, edhe pse nuk dihet saktë se kur do të nis punën, shkruan Periskopi. Gashi ka thënë se Albin Kurti e mbron luftën e UÇK-së, sepse edhe vet ishte pjesë e saj.

“Natyrisht, Kurti mundohet ta mbrojë luftën e UÇK-s, mes tjerash, edhe për shkak se edhe vet ishte pjesë e saj. Natyrisht, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, porsi mund të jetë e pastër një luftë e udhëhequr pothuajse fund e krye, siç do ta dëshmojë edhe Gjykata Speciale, nga kriminelë?”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, Gashi është treguar i ashpër ndaj shumë politikave të Vetëvendosjes. Ai, së bashku me Kurtin e Glauk Konjufcën ishin ndër themeluesit e parë të Vetëvendosjes.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...