Lajme

Shkatërron veturën një orë pasi e bleu, shpëton mrekullisht shoferi (FOTO)

Një shofer shikoi veturën e tij të sapoblerë ‘Ferrari 430 Scuderia’ duke u djegur, pasi e përplasi veturën vetëm një orë pasi e bleu atë.

Vetura luksoze doli nga autostrada dhe u dogj flakë, thuhet sipas një postimi në Facebook nga Policia e Yorkshire, vend në Britani të Madhe.

Fotografitë pas incidentit shfaqin mbetjet e djegura të veturës së rënë në një fushë me bari, transmeton Gazeta Express.

Policia tha se u befasuan kur panë se shoferi kishte shpëtuar i palënduar, duke shtuar se ai ishte “shumë fatlumë” që iku nga përplasja me vetëm disa lëndime të vogla.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *