Published On: 22 Tetor, 2016

Shikimi yt…

Agron Zeqiraj

Shikimi yt…

Ky shikim…
Që shikon i vetmuar
Përballë mistereve të shpirtit,
Të jetës dhe vdekjës.
Po i ftohtë në qëpall vjen
Kur shpirti s’gjën shërim,
Me shikimin tënd mallëngjor..
I lagur në sy e rrjedh si kroi lumenjësh
Athua vallë, pse ky shikim,
Saherë shikon të flas…
Të dashuron, të urren.?!

Të bën ta daush, ta urresh
Se të vret, mëngjeseve, kafëneve…
Në qytet, kudo, ku ka shikim.

Vuajtjet s’ti njeh..
As dhimbjët,
As shikimin,
Ndoshta sepse ti flet
E i zgjon, mallëngjimin.

Ah, shikimi yt, i thua
Të dyve ju humbi bashkë,
U bën vite pa u pa,
Se donit shikime më ndryshe…
Donit të keni botën të ndarë
Ju, frikacak të nayrës,
Të dashurisë, të mirësisë,
Të ndjenjave, të atdhedashurisë.

Shikimi ku ju mbeti
Sytë ju tërbuan se u ndatë,
I ndatë edhe ndjenjat
E sot as që flitni për to.

Po shikimi yt …
Do më don mua ndonjëher…
Kështu të varfër të natyrës
Apo vallë, e do dike me më vlerë?
Dike që vlerën e ka monedhë
Dhe bukurinë e ka mbret,
E të flet sikur don ti
Me shikim, me trillim,
Ashtu, si gjithmonë ku ka shikim.

Ah, sa do ta doja këtë shikim…
Sikur vetëm ta veneroja!

Po ky shikim…
Shikimi yt,
Po më çmënd!
Pforzheim 21.10.2010

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...