Published On: 6 Nëntor, 2016

Shi e borë në pesë ditët e ardhshme

Pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbizotërojë një mot jostabil, që do të përcillet me reshje shiu e bore, bën të ditur IMHK përmes një komunikate për media.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i kontinentit. Shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë”, thotë IMHK, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros.

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e mërkurë maksimalet parashihen të bien deri në 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...