Published On: 16 Korrik, 2017

Sherr në dasmën e djalit të Grabovcit, Ramushi i tha Endrit Thaçit “babën e ki m… t’madh”

Në dasmën e të birit të Adem Grabovcit ishin të ftuar personalitet të njohura nga politika. Në të njëjtën tavolinë u gjetën të ulur kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ai i AAK’së, Ramush Haradinaj, si dhe i biri i Hashim Thaçit, Endriti.

Ndonëse një atmosferë gazmore mbretëroi përgjatë gjithë dasmës, në një moment mes të ftuarve plasi sherri. Saktësisht ishte kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ai i cili në një moment u konfliktua me Endrit Thaçin, në një moment kur të dy e kishin tepruar paksa me pije.

Ishte Haradinaj ai i cili iu afrua Endritit dhe i përshpëriti në vesh, gjë që duket se e ka irrituar këtë të fundit, i cili ia ka vënë dorë në gjoks për ta shtyer, ndonëse nuk ia ka dalë sot. E arsyeja pse Endriti u nervozua ishte ngase lideri i AAK’së ia kishte ofenduar të atin, presidentin Thaçi.

“Babën e ki mut t’madh. Ishalla nuk bahesh si ai. Ishalla del qysh thotë populli: Prej Skënderit del beteri, prej beterit del Skënderi”, ishin fjalët e Haradinajt që ia tha Endritit.

Për fat të mirë, pjesëmarrësit në dasmë parandaluan eskalimin mes tyre dhe dasma vazhdoi pa incidente. / Nga portali satirik pampress.com

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...