Published On: 21 Prill, 2017

Sherr masiv në paraburgimin e Vlorës, plagoset një polic. Ja çfarë ndodhi pasditen e sotme

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në paraburgimin e Vlorës, ku i është vënë flaka disa dyshekëve nga ana e disa të paraburgosurve.

Sipas drejtorisë së burgjeve, pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. “Është bërë izolimi i personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelive të personave të futur në izolim në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës”, bën të ditur Drejtoria e Burgjeve.

Pas zjarrit, menjëherë është bërë njoftimi i forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe i forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë.

“Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv i policisë së Burgjeve.

Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar”, bëjnë të ditur burgjet.

Sipas tyre, “në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë”.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...