Published On: 3 Nëntor, 2016

Sherr banal në Vlorë, kapet një nga autorët që qëlloi me armë zjarri

Rreth orës 18:40 në lagjen “Pavarësia” Vlorë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se pranë zonës së quajtur “Kali i Trojës”, dyshohet se dy persona pas një konflikti për motive të dobëta midis njëri-tjetrit, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.

Policia ka identifikuar të dy personat e përfshirë në konflikt dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e njërit prej tyre, si dhe po punon për kapjen e personit tjetër.

Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja në tokë, për të cilat po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale të sekuestrimit të tyre.

Policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thanë për Express burime zyrtare nga Policia e Vlorës. /Gazeta Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...