Published On: 25 Tetor, 2016

Sherifi zbulon detaje të takimit të sotëm të liderëve, për demarkacionin!

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në një bisedë për Gazetën Bllic ka zbardhur detaje të takimit të sotëm të liderëve për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve, Delaëie.

Sipas Sherifit, qeveria ishte ajo e cila në asnjë mënyrë nuk pranoi që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, t’i nënshtrohej rishqyrtimit.

“Marrëveshja ndërmjet pozitës e opozitës nuk u arrit, sepse qeveria nuk ishte e gatshme të pranoj që marrëveshja për Demarkacionin të rinegociohet”, ka theksuar Sherifi për Gazetën Blic.

Sipas tij, të dyja palët në takim, sikurse pozita ashtu edhe opozita kanë pasur pozicione krejt të kundërta për demarkacionin me Malin e Zi.

“Ata i përsëritën qëndrimet e tyre, ne tonat”, ka theksuar anëtari i Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi.

Sipas tij, koalicioni përkundër që nuk i ka votat ta kaloj demarkacionin, ata nuk duan që marrëveshja me Malin e Zi të rinegiciohet.

“Pat pozicion”, e quan këtë situatë Sherifi.

“Zakonisht pozicionet pat si kjo me demarkacionin kërkojnë një proces  të ri”, ka theksuar ai.

Sipas Sherifit, në këtë situatë zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

Ndryshe, ishte lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ai i cili e kishte lëshuar këtë takim të liderëve, në shenjë revolte. Ai ka theksuar se nuk ka mundur që ta duroj kryeministrin e vendit.

Demarkacioni me Malin e Zi, tash e sa kohë është ndër temat më të nxehta në vend. Ndërkohë, më 1 shtator, Kuvendi nuk kishte arritur që ta miratonte këtë marrëveshje, për faktin se koalicioni PDK- LDK nuk I kishte votat e mjaftueshme prej 2/3 për ta miratuar këtë marrëveshje./ Gazeta Blic

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. m.muharremi thotë:

    Kurse kryeministri i Malit te Zi ,z.Milo Gjukanoviq nga sot nuk do te jete ai i cili do ta formoje qeverine e vendit po ne mbledhjen e partise se tij PSD qe u mbajte mbreme ne Podgorice dhe zgjati deri ne oret e mengjesit u vendos qe mandatar per formimin e qeverise se re te Malit te Zi te emrohet z.M.Gjurishiq

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...