Published On: 14 Nëntor, 2016

Shërbimi Korrektues reagon ndaj deklaratave të avokatit Gashi për Deharin

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit Tomë Gashi, i cili përfaqëson familjen e Astrit Deharit. Gashi ka deklaruar se gardianët e kanë ditur se Dehari kishte vdekur.

SHKK thotë se e “vërteta do të dali në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm”, thuhet në komunikatë, shkruan Express.

Deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”,sipas SHKK’së “prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.Në pajtim me të gjeturat, ShKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin, ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi”, thuhet në komuniaktë./Express

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...