Published On: 27 Tetor, 2016

Shenjat që tregojnë se vuani nga kolesteroli

Nivelet e larta të kolesterolit i hapin shteg sëmundjeve të zemrës. Hulumtimet e institutit “Baker IDI Heart & Diabetes”, në Australi, zbuluan se më shumë se dy milionë australianë mund të kenë nivelin e lartë të kolesterolit dhe se nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Sasia e lartë e kolesterolit në gjak mund të dallohet nëpërmjet shenjave që shkakton në organizëm. Nëse një person ka lodhje të vazhdueshme, rënie të përgjithshme të organizmit, marrje mendsh, probleme gjatë ecjes (ngërçe, fryrje dhe dhembje të këmbëve etj), atëherë ai duhet të drejtohet tek mjeku, pasi dyshimet për praninë me tepricë të kolesterolit janë më të mundshme. Pacienti duhet të drejtohet tek mjeku për kryer analizat e matjes së vlerave të HDL-së dhe LDL-së.

Mjeku është i vetmi person kompetent për të kontrolluar vlerat e kolesterinës dhe për të përcaktuar nëse vërtet janë të larta apo jo dhe nëse keni nevojë t’i nënshtroheni ndonjë terapie. Në rastet kur vlera e kolesterinës vazhdon të rritet, atëherë është i nevojshëm përdorimi i kurave të përshtatshme me ilaçe. Pacientët duhet të kenë parasysh se do të kenë nevojë për terapi të vazhdueshme dhe të rrepta. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni i sigurt.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...