Published On: 29 Prill, 2017

Shefja e Kabinetit të Kryeministrit thotë se LDK s’i frikësohet zgjedhjeve

Vlora Dumoshi, njëra prej zyrtarëve më të lartë të LDK’së, ka thënë se partia e Isa Mustafës nuk i frikësohet zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Jo”, është përgjigjur Dumoshi, në FB, teksa ka komentuar një tekst që flet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Zyrtarët e LDK’së po vazhdojnë të thonë se koalicioni aktual duhet të shkojë deri në fund mandatin, derisa, PDK ka paralajmëruar shkuarjen në zgjedhje nëse dështon demarkacioni në Parlament.

Sidoqoftë, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli kanë nisur fushatën parazgjedhore duke mbajtur takime partiake nëpër Kosovë. Shefi i PDK’së po i mban takimet gjatë javës, ndërsa, Shefi i LDK’së po organizon tubime gjatë vikendeve, shkruan Express.

Derisa Veseli po lëshon akuza se Kosova ka dështuar në ekonomi, në punësim e zhvillim, Mustafa po thotë se ekonomia është rritur dhe është zvogëluar papunësia.

Në këtë situatë, në procedurë është edhe një mocion i mosbesimit ndaj Qeverisë i iniciuar nga NISMA për Kosovën. Këtë ide për rrëzimin e Qeverisë deri më tash e kanë përkrahur edhe disa deputetë të PDK’së.

Ndërkohë, idenë për zgjedhje të reja , PDK e kishte nisur në tetor të vitit të kaluar. Atëkohë, Kadri Veseli kishte thënë se me një marrëveshje mes partive politike edhe mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nuk është fundi i botës nëse nesër del një opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, kishte deklaruar ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...