Published On: 22 Prill, 2017

Shefi i sektorit i ndalon administratorit shqiptar të komunikojë në shqip, ja ku ka ndodhur skandali?!

Në raportin e Komitetit të Helsinkit, për muajin mars, thuhet se Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi ka vërtetuar diskriminim në bazë gjuhësore në sferën e punës dhe marrëdhënieve të punës në komunën e Gazi Babës.

Rasti ka të bëjë me një të punësuar në këtë komunë, i cili disa herë është diskriminuar nga ana e një udhëheqësi sektori, që ia ka ndaluar të punësuarit që të përdorë gjuhën e tij amtare – gjuhën shqipe në komunikimin joformal të përditshëm me kolegët e tij.

Personi ka marrë këshillime nga Komiteti i Helsinkit dhe i është drejtuar Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Ky komision ka vërtetuar rastin dhe ka kërkuar që komuna e Gazi Babës të mënjanojë këtë shkelje në afat prej 30 ditësh.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...