Published On: 2 Gusht, 2017

Shefi i La Ligës bllokon transferimin e Neymarit në PSG (Foto)

  • Javier Tebas, shefi i La Ligës, ka paralajmëruar Paris Saint-Germain se do ta bllokoj transferimin e Neymarit

Transferimi i Neymarit në Paris Saint-Germain nuk do të jetë i lehtë. Shefi i La Ligës, Javier Tebas është zotuar se do ta prish këtë marrëveshje për shkak të parregullsive financiare dhe kontraktuale.

Thuhet se Paris Saint-Germain do ta blej Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro, duke thyer rregullat e Fair Playt financiar.

“Edhe nëse PSG nuk plotëson klauzolën e lirimit [të Neymarit] ne do t’i raportojmë ata,” ka deklaruar Tebas për të përditshmen sportive katalane, Sport, përcjell Express.

“Ne kemi paralajmëruar tashmë presidentin e Paris Saint-Germain se do ta bëjmë këtë. Por, ne shohim se politika e PSG ka vazhduar në të njëjtën mënyrë. Ata nuk mund të shpikin disa numra ku të drejtat e tyre komerciale tejkalojnë ato të Real Madridit dhe Barcelonës”, ka theksuar ai. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...