Lajme Lajmi Levizes

SHBA: Tërhiqet vërejtja për sulme kibernetike kundër kapaciteteve atomike

  • Autoritetet e Shteteve të Bashkuara mbrëmë kanë tërhequr vërejtjen për një fushatë të sulmeve kibernetike kundër energjisë atomike amerikane dhe kapaciteteve të tjera energjetike, por thanë se sulmet deri tash nuk kanë ndikuar në sigurinë publike dhe furnizimin me energji.
  • Agjencia FBI së bashku me Departamentin e energjisë dhe Departmaanetin e sigurisë së brendshme, kanë alarmuar për “një kërcënim të avancuar dhe të vazhdueshëm” të sulmeve kibernetike gjatë muajit të kaluar dhe kanë ofruar ndihmë në mbrojtje kundër hakerëve.

    “Në këtë kohë, nuk ka pasur ndikim në sistemet që e kontrollojnë infrastrukturën energjetike të Shteteve të Bashkuara”, i ka thënë agjencisë Reuters një zyrtar amerikan, dhe ka shtuar se “çfarëdo ndikimi duket se është i kufizuar në rrjetet administrative dhe biznesore”.

    “Nuk ka indikacione për kërcënim ndaj sigurisë publike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të agjencisë FBI dhe Departamentit të sigurisë së brendshme.

    Shqetësimet se hakerët do ta marrin në shënjestër infrastrukturën amerikane, e veçanërisht kapacitetet atomike, janë shtuar prej se gjatë dy viteve të fundit, hakerët kanë shkaktuar mungesë të madhe të rrymës në Ukrainë.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *