Published On: 3 Gusht, 2017

SHBA-ja tmerron Erdoganin: Dërgon 100 automjete me armatime për kurdët

Amerika ka dërguar 100 automjete me armatime dhe pajisje ushtarake për forcat popullore kurde të Sirisë, një veprim qe me soiguri ka xhindosur Erdohan.

Dërgesa me armatime është dërguar për kurdët e Sirisë nëpërmjet Irakut. Ajo është futur në zonën Hesake në verilindje të Sirisë, zona e kontrolluar nga kurdët e IPG. N

ë kohën kur Turqia kundërshton këto ndihma pasi IPG-në e konsideron organizatë terroriste, gazeta turke Huriet duke cituar Sulejman Sevili ministër i brendshëm i Turqisë ka raportuar se Ankaraja është në dijeni se nga janë dërguar armatimet.

Armatosja e armiqve të Turqisë ka për qëllim t’i ndihmojë ata të përzënë ISIS-in nga fortesa e tij në Siri, qyteti i Raqqas, raporton “BBC”.

Donald Trump miratoi këtë muaj  armatosjen e njësisë Të Mbrojtjes së Popullit të Kurdistanit (YPG), duke shkaktuar edhe ‘xhindosjen’ e Presidentit Erdogan .
Turqia i sheh rebelët kurdë si terroristë dhe dëshiron t’i ndalojë që të mos fitojnë më shumë territor në Siri.

Pentagoni nga ana tjetër,  ka thënë se është “shumë i  vetëdijshëm” për shqetësimet e Turqisë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...