Published On: 17 Qershor, 2016

SHBA-ja kundër ndërtimit të kolonisë serbe, ‘Lugina e Diellit’

Ani pse kishin vendos gurthemelin e 300 shtëpive në Veri të Mitrovicës pa marrë asnji leje nga Institucionet e Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor ka ndërpre punimet në këtë komunë. Kështu ka ba të ditun Bashkim Bekolli, Këshilltar i Ministrit Ferid Agani.

Ai ka thanë se “Ministria e Mjedisit nuk ka me lejue në asnji mënyrë me u zhvillue këto punime të jashtligjshme”.

E, shqetësimin për këtë çashtje e ka shpreh edhe Ambasada Amerikane, e cila për Televizionin Rrokum tha se, të gjitha projektet që ndërtohen në Kosovë, duhet me u ba në bazë të kornizave ligjore të Kosovës.

“Jemi te shqetesuem se ky projekt ka dale nga korniza ligjore e Kosoves. Te gjitha projektet e ndertueme mbrenda Kosoves duhet te ndermerren me aprovimet e duhuna nga Qeveria e Kosoves, perfshi Ministrine e Ambientit dhe Planifikimit Hapesinor.
Te gjitha proceset per rikthimin e individeve ne Kosove duhet te kryhen mbrenda kornizes ligjore te saj. Nese ky proces vazhdon, atehere duhet me veprue me lejet dhe miratimet e duhuna te Kosoves.”

Edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa pat thanë se kjo lagje nuk ka me u lejue të ndërtohet.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...