Lajme Lajmi Levizes

SHBA-ja – Koresë Veriore: Do të përdorim forcë ushtarake kundër jush po të jetë nevoja

  • SHBA-ja ka thënë se do të përdorë forcën e saj të konsiderueshme ushtarake ndaj Koresë Veriore nëse do t’i duhet patjetër, pasi kjo e fundit e testoi një raketë me rreze të gjata veprimi të martën që lamë pas.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ka thënë po ashtu se një rezolutë e re kundër Veriut do të diskutohet, transmeton Express.

Ajo e ka përshkruar testimin e raketës si përshkallëzim të mprehtë ushtarak dhe po ashtu ka kërcënuar se vendi i saj do të përdorë kufizime tregtare.

Disa orë pas fjalimit të saj në OKB, SHBA-ja dhe Koreja Jugore shkrepen më shumë raketa në Detin e Japonisë, si pjesë e ushtrimeve ushtarake.

Por, Veriu e ka bërë të qartë se nuk negocion nëse SHBA-ja nuk e ndal politiken e saj armiqësore kundër Koresë Veriore.

Kina dhe Rusia po ashtu e kanë kundërshtuar përdorimin e forcës./Express/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *