Published On: 15 Qershor, 2017

SHBA-ja dërgon luftanije në Katarin e izoluar nga fqinjët

  • Dy anije të Marinës Amerikane kanë mbërritur në Doha për të marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët ushtarak me Marinën e Emirit të Katarit, pak ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e akuzoi Katarin se po e financon terrorizmin në nivel të lartë.

Baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Lindje të Mesme është e vendosur pikërsisht në Katar, me më shumë se 11 mijë trupa të vendosur në bazën ajrore “al-Udeid”, transmeton Express.

Më shumë se 100 aeroplan luftarakë operojnë nga kjo bazë, po ashtu.

Agjencia e lajmeve e Katarit (QNA) ka raportuar për mbërritjen e anijeve dje, po në të njëjtën ditë kur Katari nënshkroi një marrëveshje për blerjen e aeroplanëve luftarakë “F-15” nga SHBA-ja me një çmim fillestar prej 12 miliardë dollarë.

Është e paqartë nëse mbërritja e këtyre dy anijeve luftarake në Doha ishte planifikuar para mosmarrëveshjes së madhe mes vendeve të Gjirit Arab po është shenj përkrahëse nga Pentagoni.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti i shkëputën marrëdhëniet me Katarin në fillim të këtij muaji, duke e akuzuar atë se po i përkrah militantët islamikë dhe Iranin, akuza që Katari vazhdimisht i mohon./Express/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...