Published On: 13 Nëntor, 2016

SHBA, Hillary Clinton fajëson drejtorin e FBI-së për humbjen

Clinton fajëson drejtorin e FBI, James Comey për humbjen e saj trullollëse në zgjedhjet presidenciale në një konferencë ku thirri financuesit më të mëdhenj të fushatës së saj elektorale të shtunën. Kështu thanë dy nga pjesëmarrësit në të për “Reuters”.

Clinton ishte projektuar prej gati çdo sondazhi kombëtar si më favorizuara në garën me Trump, por në vend të kësaj, ishte republikani Trump  ai që fitoi zgjedhjet duke shokuar gjithë kombin dhe duke nxitur protesta në të gjithë vendin.

Clinton ruajti qetësinë në media pas humbjes së saj, duke e mbajtur një fjalim të mërkurën në mëngjes.

Clinton  u tha mbështetësve të saj të shtunën se ekipi i saj kishte hartuar një memo që tregonte sesi sondazhet shënuan një pikë kthese kur drejtori i FBI, Comey, bëri publik vendimin për rishqyrtimin e emaileve të saj, vendim që shkaktoi një “erozion” të mbështetsve në Midëest.

Clinton humbi në Wisconsin, hera e parë që nga viti 1984 që shteti favorizoi kandidatin republikan në zgjedhjet presidenciale. Edhe pse rezultati përfundimtar në Michigan ende nuk është shpallur, ai është duke u prirur nga republikanët, edhe ky një shtet që i kishte favorizuar republikanët më së fundi në vitin 1988.

Clinton u tha donatorëve se, Trump u kap pas njoftimeve që bëri drejtori i FBI, Comey, dhe i përdori ato për ta sulmuar, sipas dy pjesëmarrësve në takim.

Ndërsa letra e dytë nga FBI e shfajsonte Clinton nga keqpërdorimi i emaileve private, demokratja tha se ajo përforcoi tek mbështetësit e Trump bindjen që sistemi ishte manipuluar në favor të saj dhe i motivoi ata për t’u mobilizuar Ditën e Zgjedhjeve.

FBI ende nuk ka komentuar për këtë çështje.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...