Published On: 15 Qershor, 2017

SHBA e shqetësuar për qendrën ruse në Serbi afër Kosovës! Serbia mund ta humbë kontrollin në këtë pjesë të territorit

  • SHBA – ja është duke u brengosur për ndërtimin e asaj që në Beograd quhet qendër humanitare ruse në Serbi dhe për statusin potencial special për personelin e qendrës që e ka kërkuar Rusia, ka deklaruar Hoyt Brian Yee, zyrtar i lartë i Departamentit shtetëror amerikan për Europën dhe Euroazinë, transmeton Koha.net.

“Më brengos e ashtuquajtura qendër humanitare, jo për atë që është tani, por për atë që do të mund të bëhet. Në veçanti nëse Serbia përmbush atë që kërkon Rusia: Status special dhe imunitet për personelin e vet. Nuk besoj që Rusia të ketë qëndrim të mirë për të ndihmuar Ballkanin që të shkojë drejt BE-së”, ka thënë Yee.

Ai ka shtuar se qendra gjendet në Nish, afër kufirit me Kosovën, ku SHBA-ja ka rreth 600 ushtarë e NATO 4000 sish, nuk është shenjë e mirë.

“Me rëndësi është dhe këtu mendojmë sikur Qeveria serbe, se Serbia duhet të ketë kontroll të plotë në territorin e vet. Nëse e lejon Rusinë ta krijojë qendrën për spiunim, Serbia do ta humbë kontrollin në një pjesë të territorit të vet”, ka thënë Hoyt Yee, njoftojnë medie nga Beogradi.

Ambasadori i SHBA-së Kyle Scott ka thënë se ka arsye të mira për shqetësim rreth qendrës ruse në Nish.

Ai sot në Nish ka hapur samitin “Roli i NATO-s në Europën Juglindore”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...